Sonte super dueli City – Barca

Dhe më në fund po vijnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Këtë kompeticion gjigant e hap superndeshja, Manchester City – Barcelona. Skuadra e Manuel Pellegrinit e pret Barcelonën në “Etihad Stadium”, ku spektaktli dhe futbolli i bukur është i sigurt nga të dyja skuadrat. Barcelona luan në këtë ndeshje pas fitores prej 6:0 ndaj Rayo Vallecanos, ndërsa edhe Manchester City do ta fillojë këtë ndeshje e motivuar pas fitores prej 2:0 ndaj Chelseat. 

Sa i përket lëndimeve, tek Manchester City do të mungojë sulmuesi kryesor, Sergio Aguero, ndërsa pritet të rikthehet mesfushori brazilian, Fernandinho. Ndërsa, tek Barcelona është rikthyer Neymar nga lëndimi, dhe nuk ka ndonjë mungesë të veqantë për këtë ndeshje. 

Ndeshja e fundit mes dy klubeve: 
Miqësore – 19 prill 2009, Barcelona 0:1 Manchester City 
Ndeshjet e fundit të Manchester Cityt: 
FA – 15 shkurt 2014, Man City 2:0 Chelsea 
PL – 8 shkurt 2014, Norwich 0:0 Man City 
PL – 3 shkurt 2014, Man City 0:1 Chelsea 
PL – 29 janar 2014, Tottenham 1:5 Man City 
FA – 25 janar 2014, Man City 4:2 Watford 

Ndeshjet e fundit të Barcelonës: 
LIGA – 15 shkurt 2014, Barcelona 6:0 Rayo Vallecano 
CDR – 12 shkurt 2014, Real Sociedad 1:1 Barcelona 
LIGA – 9 shkurt 2014, Sevilla 1:4 Barcelona 
CDR – 5 shkurt 2014, Barcelona 2:0 Real Sociedad 
LIGA – 1 shkurt 2014, Barcelona 2:3 Valencia 

Ndeshja: Manchester City – Barcelona 
Koha: 18 shkurt 2014, (20:45), e martë 
Vendi: Etihad Stadium — Manchester 

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: 
Hart; Zabaleta, Kompany, Lescott, Kolarov; Navas, Toure, Fernandinho, Silva; Negredo, Jovetiç 

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Valdes; Alves, Pique, Puyol, Alba; Xavi, Busquets, Iniesta; Alexis, Messi, Neymar 

Lajme të ngjashme

Back to top button