Sondazh: Shumica e amerikanëve besojnë se Tramp do të jetë president i mirë

Dy javë pas zgjedhjes së presidentit të SHBA-së, shumica e amerikanëve besojnë se shefi i ri i shtetit Donald Tramp mirë do ta kryejë detyrën e tij. Megjithatë, një numër i vogël i tyre miraton mënyrën në të cilën ai i udhëhoqi autoritetet tranzitore, thuhet në rezultatet e anketës më të re të Si-En-En dhe të ORC-së.

Pesëdhjetë e tre për qind e të anketuarve konsiderojnë se Tramp do të jetë president shumë i mirë ose përafërsisht i mirë, 40 për qind thonë se kanë shumë besim në Trampin kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjeve ekonomike, transmeton MIA.

Ata 40 për qind çdoherë e më shumë krahasohen me numrin e amerikanëve të cilët shprehnin besim te Obama, Bush, Klinton dhe Regan, para inaugurimit të tyre.

Pothuaj tre e katërta e të anketuarve thonë se Tramp do ta heq Obamakerin, shtoi se dy të tretat konsiderojnë se ai sërish do të negociojë për marrëveshjen NAFTA, ndërsa gjashtë prej 10 të anketuarve janë me qëndrimin se Tramp do të hapë  vende të paguara mirë në rajonet e rrezikuara ekonomike.

Gjithashtu, 63 për qind e amerikanëve thonë se ekonomia do të jetë në gjendje të mirë për një vit, ndërsa ajo përqindje është më e lartë nga viti 2012. Gjysma e të anketuarve konsiderojnë se Tramp do ta mposht SHI-në derisa 48 për qind konsiderojnë se me të vërtetë do të ndërtohet mur përgjatë kufirit me Meksikën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button