“Rilindja me BESË” në Dollnen: Do të jemi zëri i juaj në Parlament

Sot Rilindja me BESË ka zbarkuar në Cërnilisht të Komunës Dollnen për të realizuar takim me banorët e këtyre zonave, njofton KOHA.

Fillimisht fjalën e ka marrë bartësi i listës zgjedhore nga “Rilindje me BESË” në zonën e pestë zgjedhore, Arben Labënishti, i cili ndër të tjera potencoi se vota e numrit 10-të në zgjedhjet e 11 dhjetorit, është numri i dinjitetit, mirëqenies, shpresës dhe ardhmërisë së shqiptarëve.

Ndërsa Arjanit Hoxha i BESËS ka thënë se më 11 dhjetor do të jetë fundi i kriminelëve politik, kurse mbrëmë pushtetarët nuk kanë mundur të rrinë të qetë nga Konventa madhështore në Shkup e Rilindjes me BESË, e cila dëshmoi se BESA është më e gjallë se kurrë më parë te shqiptarët e Maqedonisë.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, premtoi se pikërisht deputetët e BESËS do të jenë zëri i shqiptarëve në Parlament.

“Ne ju japim BESËN se do të jemi zëri i juaj në Parlament. Në konventën promovuese mbrëmë në Vip Arena në Shkup, treguam se Rilindja me BESË është e ardhmja e shqiptarëve të Maqedonisë. Ata të tjerët të vrasin natën, kurse të vajtojnë ditën. Ata e hedhin gurin dhe e fshehin dorën. Ne në asnjë rast nuk i përgjigjem dhunës me dhunë, përgjigja jonë është me kulturë, e të mos ketë asnjë incident të vetëm mes vëllezërve tanë të një gjaku në këtë fushatë parazgjedhore. Platforma jonë ofron zgjidhjen e problemeve shqiptare në Maqedoni”, tha Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button