Derbi Shkupi dhe Shkëndija përfundoi pa fitues

Ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Maqedonisë në mes Shkupit dhe Shkëndijës e luajtur sot pasdite në stadiumin në Çair, përfundoi pa fitues, por edhe pa rrjete të prekura me rezultat 0:0. Në këtë rast Shkupi edhe për herë të tretë gjatë këtij sezoni në përballje me fituesin aktual të Kupës, Shkëndijën mbeti e pamposhtur dhe me gjasa reale për tu kualifikuar në gjysmëfinale.

Dy ekipet luajtën një pjesë të parë duke mbajtur topin në mesfushë, ndërsa rastet më ideale i kishte Shkupi përmes Florent Osmanit, Ali Traores, Ermedin Ademit dhe Muharem Bajramit, ndërsa te Shkëndija shansin e vetëm e kishte përmes Besart Ibraimi, por që goditjen e tij e ndali portieri Suat Zendeli.

Në pjesën e dytë loja ishte edhe më e gjallë, por pa ndonjë rast më konkret, por duke përmendur tentimet e Florent Osmanit në minutën e 76-të për Shkupin, ndërsa për Shkëndijën kishte Ferhan Hasani, goditjen e të cilit e ndali përsëri portieri më i mirë në vend Suat Zendeli.

Kështu që gjithçka lidhur me udhëtarin për në gjysmëfinale do të mësohet në 90 minutat që do të luhen me 7 dhjetor në Tetovë, kur Shkëndija do të jetë në rolin e nikoqirit.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate, Metalurgu – Vardari 1:4, Pelisteri – Sileksi 1:0, Pobeda – Bregallnica 2:2. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button