Ohër, Manastir e Prespë, mbishkrime madje edhe në frëngjisht por jo edhe shqip! (FOTO)

Është e pakuptueshme se si institucionet në Maqedoni e injorojnë me aq lehtësi gjuhën e komunitetit të dytë më të madh në vend, gjuhën shqipe. Është mjaft e çuditshme se si këto institucione nuk e llogaritin për gjë gjuhën e shtetasve të këtij vendi, që së paku përbëjnë 1/4 e banorëve të tij.

Nuk ka asnjë shpjegim që kjo gjuhë të trajtohet ashtu siç po trajtohet nga institucionet e këtij vendi. Në cilën logjikë mbështeten ata, kur injorojnë totalisht gjuhën e qytetarëve të këtij vendi?!

Ata nuk e marrin me mend se sa keq ndihen qytetarët shqiptarë, ta zëmë, të Ohrit, Prespës, Manastirit dhe vendeve tjera ku banojnë shqiptarët, kur gjuha e tyre nuk zë vendin e saj askund. As nëpër tabela komunikacioni, as në mbishkrimet e institucioneve, as nëpër stacione autobusesh as Ohri, Prespa, Manastiri kanë në përbërjen e tyre qytetarë shqiptarë, por gjuha e tyre nëpërkëmbët, ajo nuk gjen vend as në mbishkrime ku përdoren disa gjuhë botërore. Këto mbishkrime, janë maqedonisht, anglisht, frëngjisht, por as sesi në shqip.

I vret kjo shpirtërisht banorët shqiptarë të këtyre vendbanimeve, por më kot.

Për ndjenjat dhe për gjuhën e tyre nuk pyet askush. Ata nuk kanë ç’të bëjnë dhe heshtin!/Drini.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button