Althauzer: Zgjedhjet e 11 dhjetorit janë të rëndësishme për dalje nga kriza politike

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauzer, deklaroi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat priten të mbahen më 11 dhjetor, janë të rëndësishme për tejkalimin e krizës politike.

“Për tre javë do të ketë zgjedhje në Maqedoni. Kjo është ngjarje shumë e rëndësishme, këto zgjedhje do të mbikëqyren nga numër i madh përfaqësuesve ndërkombëtar, bashkësisë nga OSBE dhe nga vëzhgues tjerë. Shumë është e rëndësishme që ky proces të rrjedhë në mënyrë demokratike, të rregullt dhe gjithçka të mbarojë ashtu siç duhet. Puna e Prokurorisë Speciale është e rëndësishme. Katër partitë me Marrëveshjen e Përzhinës janë marrë vesh që të ekzistojë ky institucion dhe Komisioni i Bashkimit Evropian ka sjellë vendim për përkrahjen e PSP-së më 9 nëntor të këtij viti”, deklaroi Althauzer, gjatë debatit të organizuar nga Ambasada e Gjermanisë rreth dënimeve gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button