Një vajzë 4-vjeçare u lëndua në një fatkeqësi komunikacioni në Hasanbeg të Shkupit

Një vajzë 4-vjeçare u lëndua në fatkeqësi të komunikacionit dje në lagjen Hasanbeg në Shkup, kur një automobil e goditi atë, kumtoi policia.

Rreth orës 10:30 në rr. “Anton Popov” në lagjen Hasanbeg, M.B. (42) nga Shkupi, duke e drejtuar automobilin “Golf” me targa të Shkupit, ka goditur një fëmijë të moshës 4-vjeçare.

Vajza është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Naum Ohridski” ku u konstatua frakturë e mbigjurit të djathtë dhe është mbajtur në mjekim.

Policia punon në ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button