Aksident i rëndë në Shkup afër postës në Çair

Sonte para orës 22.00 ka ndodhur një aksident i rëndë në Çair, në semaforët afër postës së Çairit. Sipas pamjeve, një motoçikletë është përplasur rëndë me një veturë të markës Peugeot, ndërsa nga gjurmët e gjakut të derdhur në rrugë dhe shenjat e dëmtimeve të motoçikletës dhe veturës, duket se goditja ka qenë e fuqishme. 

Megjithëse ende nuk dihet se kush janë pjesëmarrësit në këtë aksident, dëshmitarët okularë thanë se përplasja ka qenë shumë e rëndë dhe ka gjasa që vozitësi i motoçikletës të jetë dëmtuar shumë.

Lajme të ngjashme

Back to top button