Incidenti që mban kalanë e Shkupit tre vite nën dry

Kalaja e Shkupit vazhdon të jetë e mbyllur që nga viti 2011, kur ndodhi incidenti në të cilin u rrahën disa maqedonas dhe shqiptar.

Qytetarët nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh në kala, aty lejohet hyrja vetëm për mysafirët që kanë ndonjë aheng në restorantin që gjendet në brendi. 

“Kemi tentuar disa herë të vizitojmë kalanë e Shkupit, vend ky që dikur ishte shumë i bukur dhe kishte mjaft vizitor, kurse tani ajo që mund të shohim është drunjtë të cilat kanë mbyllur dyert e hyrjes”, tha Alber V., qytetar.

“Ishte vend tërheqës që ngjallte kureshtjen tek vizitorët e huaj. Me një fjalë ishte atraksion turistik, i cili i jepte një bukuri të veçantë qytetit tonë dhe prej kalasë shihet i tërë sheshi i Shkupit, një pamje shumë e bukur kjo”, tha Dragan T., qytetar.

Nuk e dimë se a është duke u ndërtuar kisha apo muze apo nuk e di se çka duheshe të ndërtohej, por shumë keq që ky vend tani më tre vite është i mbyllur”, tha Valon G.

Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë për Trashëgimi Kulturore, Viktor Liliçiq nuk paraqitet telefonatave nga redaksia Portalb, për arsye të panjohura.

Sipas të dhënave jozyrtare akoma nuk ka përfunduar asnjë punim, nga Marrëveshjeje që në Kalanë e Shkupit të ndërtohen tre muze, ai i periudhës së mesjetës, ose kisha në kala, muzeu parahistorik, aty ku u gjet shtëpia dardane.

Kjo marrëveshje atë kohë u nënshkrua nga ish drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Pasko Kuzman  dhe kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Ndryshe më 13 shkurt të vitit 2011 në Kalanë e Shkupit u përleshën dy grupe protestuesish dhe kontra protestuesish, shqiptarët dhe maqedonasit. Protestuesit e organizuar nga  “Zgjohu” u pritën nga një grup maqedonasish të mbuluar me maska, të pajisur me thika dhe me shufra, të cilët kishin zënë vend në kala. 

Lajme të ngjashme

Back to top button