Shkëndija merr ftesë për Kupën “Pavarësia”

Dita e 28 Nëntorit, edhe këtë vit do të mbledh skuadra nga trojet shqiptare. Në edicionin e tetë të Kupës “Pavarësia”, do të marrin pjesë skuadra “Otranto” e Ulqinit, “Shkëndija” e Tetovës, “Prishtina” dhe “Kukësi”, ka njoftuar Federata Shqiptare e Fubollit (FSHF).

“Ekipet do të grumbullohen më datë 27 nëntor në Resortin “Tropikal” në Durrës, ku në mbrëmje do të hidhet edhe shorti i aktivitetit. Gjysmëfinalet do të fillojnë, më datë 28 nëntor në orën 11.00, ndërsa ndeshja finale do të luhet rreth orës 12.30”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Për fituesit do të dorëzohet kupa e aktivitetit. Për të dy finalistët, do të shpërndahen medalje, ndërkohë që do të ketë edhe trofe për skuadrën “Fair Play”, për lojtarin më të mirë të Kupës “Pavarësia””, përfundon njoftimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button