Ansambli “Ilirida” organizon koncert “20 vjet me vallen shqipe”

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “ILIRIDA” – Shkup, më 27 nëntor ora 17:00, në Shtëpinë e Armatës (Sheshi Nënë Tereza) në Shkup, organizon koncert festiv me titull “20 vjet me vallen shqipe” me rastin e 20 vjetorit të karrierës artistike të valltarit të tyre Ilir Loku dhe njëkohësisht kremtojnë 1 vjetorin e themelimit të Ansamblit “ILIRIDA” – Shkup.

Koncertin do ta nderojnë këngëtarë dhe rapsodë të estradës shqiptare, Ansambli “Shkupi” – Shkup si dhe valltarët profesionistë të Ansamblit “SHOTA” – Besnik Grajqevci dhe Feim Leka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button