Qeveria e Maqedonisë kërkon thellimin e bashkëpunimit të investitorëve me kompanitë e vendit

Thellimi i bashkëpunimit midis afaristëve të vendit dhe të investuesve të huaj, tani më të pozicionuar në Republikën e Maqedonisë, ishte temë e takimit të sotëm të investuesve të huaj me kompanitë e vendit, i cili u realizua nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me odat ekonomike, me iniciativë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i Qeverisë së RM-së, zëvendëskryeministrat Stavrevski dhe Peshevski, ministri i ekonomisë Valon Saraçini si dhe firmat anëtare të shoqatave afariste në Republikën e Maqedonisë dhe një numër i madh i investuesve të pranishëm.

Përfaqësuesit e Qeverisë i përkujtuan proceset reformuese dhe pjesën e politikave që paraqesin përmirësimin e klimës së biznesit në drejtim të rritjes së investimeve të vendit, por dhanë edhe rekomandime konkrete firmave të vendit që ti shfrytëzojnë këto takime për tu pozicionuar në tregjet e huaja, në bazë të partneritet të cilin mund të krijojnë me investuesit tani e pranishëm.

Kryetari i Qeverisë së RM-së në fjalimin e tij theksoi se me përmirësimin e kushteve të biznesit ka filluar të rritet numri i investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe i kompanive, por shkalla e bashkëpunimit të tyre afarist me firmat maqedonase është i pamjaftueshëm dhe eksziston hapësirë për përparim. Sipas tij, ka shumë arsye për shkak të cilave është e nevojshme të vendosen raporte më të afërta dhe partneritete afariste midis kompanive të vendit dhe të huaja. Hapi i parë është vendosja e komunikimit, të ndëgjohen kërkesat dhe nevojat e kompanive të huaja si dhe të prezantohen mundësitë dhe ofertat e kompanive të vendit.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i financave Zoran Stavrevski iu bëri thirrje bankave dhe institucioneve financiare që të përfshihen në mënyrë aktive në komunikimin midis kompanive të vendit dhe të huaja, në mënyrë që të sigurohen kredi të volitshme, ndërsa zëvendëskryeministri Peshevski i ftoi firmat e vendit që përmes bashkëpunimit me firmat e huaja ti aplikojnë teknologjitë, menaxhimin dhe hulumtimin në nivel të kërkuar.

Ministri i ekonomisë Valon Saraqini para biznesmenëve i potencoi përfitimet nga bashkëpunimi i thellë reciprok si në relacionin afarizëm – shtet ashtu edhe në relacionin kompani të vendit dhe të huaja, me qëllim që të krijohet një ekonomi e fortë dhe funksionale, përparimi i parimeve të ekonomisë së tregut dhe edukimi i gjeneratave të ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button