Durguti avancon në turneun në Egjipt

Tenisti shqiptar Besir Durguti ka vazhduar me paraqitjet e tija të suksesshme në një nga turnet më të rëndësishëm në Egjipt, i cili është me vlerë prej 10.000 dollarë.

Tenisti shqiptar nga Shkupi ka fituar 3 raunde në kualifikim, ndërsa tani më është pjesë e turneut kryesorë. Në rundin e parë Besiri ka mundur japonezin Ren Nakamura i cili është në ATP listën në pozitën e 1700 me rezultat 6-3, 6-1, në raundin e dyti ishte më i mirë se rumuni Andrei Enache duke e eliminuar këtë me rezultat 6-4, 6-2, ndërsa për hyrje në turneun kryesor ai eliminoi japonezin tjetër Soichiro Moritani duke e mundur me rezultat 6-1, 7-5, i cili në ATP listë qëndron në vendin e 1200.

Turneu kryesor do të fillojë të mërkurën, kur përballë Besirit do të jetë slloveni Tomisllav Ternan i cili në ATP listë është i ranguar në pozitën e 800, ndërsa në dyshe ai do të jetë së bashku me Tomisllav Jotovskin, e që do të luajën kundër marokenëve Mehdi JDI dhe Yassine Idmbarek. / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button