Shteti islamik 71 herë ka përdorur armë kimike në Irak dhe Siri

Xhihadistët nga Shteti islamik prej vitit 2014 e deri tani të pktën 71 heë kanë përdorur armë kimike në Siri dhe Irak, thuhet në analizën e publikuar të kompanisë analitike britanike IHS Markit.

Siç thuhet, ekziston rrezik i madh që SHI këtë armë ta përdor edhe kundër civilëve ose kundër forcave ushtarake të cilat po tentojnë ta kthejnë kontrollin mbi qytetin irakian Mosul, transmetojnë mediat amerikane.Në analizën, po ashtu, thuhet se Mosuli ka qenë qendra për prodhimin e armës kimike të xhihadistëve, por ekspertët besojnë se në fillim të ofensivës mbi Mosulin, që filloi në tetor, SHI-ja i ka transferuar materialet dhe ekspertët në Siri.

IHS konkludon se në Mosul më së shpeshti janë përdorur klorin dhe iperit.

Siç thuhet në analizë, xhihadistët nga viti 2014 armën kimike në Siri e kanë përdorur 52 herë, ndërsa në Mosul 19 herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button