Mbyllet kompania ajrore TransAsia pas rrëzimit të dy avionëve

Pas dy aksidenteve ajrore me pasojë vdekjen e dhjetëra personave kompania ajrore TransAsia ka deklaruar mbylljen, raporton Anadolu Agency (AA).

TransAsia ishte kompania e parë private ajrore në Tajvan dhe kishte fluturime në 30 destinacione të ndryshme duke filluar nga Kina, Japonia dhe deri tek vendet e Azisë Juglindore. Presidenti i kompanisë, Vincent Lin, ka deklaruar mbylljen e saj duke thënë se nuk kanë mundur të përballojnë humbjet financiare.

Aksidenti ajrori i avionit të kësaj firme në Penghu i cili ndodhi në vitin 2014 njihet ndryshe edhe si ai më i madhi pasi humbën jetën 48 persona.

Ndërsa në shkurt të vitit 2015 një tjetër avion i kësaj kompanie u rrëzua në lumin Keelung në Taipei menjëherë pas ngritjes nga toka. Si pasojë e këtij aksidenti 43 personat që ndodheshin në bord humbën jetën. Aksidenti ndodhi si pasojë e një avarie në motorin e avionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button