Pilotët e Lufthansa-s të mërkurën në grevë

Pilotët e kompanisë ajrore gjermane Lufthansa përsëri të mërkurën do të hyjnë në grevë për të kërkuar rritjen e rrogave, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga sindikata e pilotëve gjermanë Vereinigung Cockpit (VC) bënë thirrje për grevë 24 orëshe me fillim nga mesnata, pasi nuk u arrit marrëveshje me punëdhënësit.

Në njoftimin thuhet se greva 24 orëshe negativisht ndikon në linjat e shkurtra dhe të gjata në mbarë vendin.

Vereinigung Cockpit (VC) kërkon rritje vjetore prej 3.66 për qind, ndërsa punëdhënësi nuk dëshiron rritjen e rrogave.

Nga sindikata e pilotëve gjermanë po ashtu u bë e ditur se negociatat e pilotëve dhe Lufthansa-s nuk kanë dhënë rezultate konkrete. Pilotët e kompanisë ajrore gjermane Lufthansa 13 herë kanë hyrë në grevë nga viti 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button