Ja se çfarë thonë deputetët e Maqedonisë për Kosovën

Duke uruar gjashëvjetorin e pavarësisë së Kosovës sot në Kuvendin e Maqedonisë folën deputetët shqiptar.

“Besoj se institucionet qeveritare e të dy vendeve përkatëse në këto gjashtë vite kanë punuar mjaftë në përforcimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndërsjellë. Ne si parlament kemi qenë bartës së procesit të njohjes së Republikës së Kosovës përmes rezolutës dhe pastaj vendimin për përshkrimin e vijës kufitare mes RM-së dhe RK-së dhe në përgjithësi kur flasim për këto raporte mes dy shteteve tona flasim për raporte në ngritje, në mbindërtim dhe avancim të vazhdueshëm. “ tha Ermira Mehmeti,deputete e BDI-së.

“Kur bisedohet për marrëdhëniet mes RM-së dhe RK-së, ky relacion lë për të dëshiruar. Do të theksoja dy evenimente, të cilat lanë njollë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ato janë mos-ftuarja e presidentes Atifete Jahjaga në Samitin e presidentëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe e dyta bllokada e kufirit me Kosovën.” tha Naxhi Xhelili i RDK-së.

Ndërkaq, deputetet e PDSH-së nuk u prononcuan, pasi një gjë të tillë e kishte bërë kreu i kësaj partie, Menduh Thaçi. 

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm për mbarë kombin Shqiptar, gëzohemi për Kosovën si shtet i pavarur dhe urojmë që Kosova shumë shpejt të bëhet anëtare e përhershme e OKB-së, si dhe pjesë e Bashkimit Evropian dhe Aleancës Euroatlantike – NATO.” – shkruan Thaçi në telegramin lëshuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Lajme të ngjashme

Back to top button