Hiqet dënimi burg të përjetshëm për Mohamed Morsin

Gjykata e Apelit të Egjiptit e pezulloi dënimin burg të përjetshëm për ish presidentin Mohamed Morsi, kumtoi gazeta “Al Ahram” e Kajros.

Gjykata e Apelit urdhëroi gyjkim të ri të Morsit, lidhur me akuzën për komplot, për kryerje të sulmeve terroriste me organizata të huaja, transmeton TASS.

Javën e kaluar, gjykata e pezulloi edhe dënimin me vdekje për Morsin lidhur me një akuzë tjetër, për kryengritjen masovike në burg në vitin 2011.

Ai megjithatë edhe më tej mbetet në burg, sepse mban dënim shumëvjeçar për disa vepra të tjera penale, në dy procese të ndara gjyqësore.

Mohamed Morsi ishte zgjedhur president i Egjiptit në vitin 2012, por një viti më vonë u hoq nga pushteti, pas protestave masovike dhe të gjata në Kajro dhe në qytete të tjera të Egjiptit, kundër islamizimit të forcuar dhe pushtetit të tij.

Kreu u Armatës që e kreu grusht shtetin, zbuloi më vonë se vendi ndodhej në prag të “gjakderdhjes” në përleshjet e islamistëve dhe sekularëve.

Pushteti i ri e pezulloi dhe e ndaloi lëvizjen islamiste të Morsit dhe organizatën Vëllazëria Myslimane, e cila qëndronte pas pushtetit të tij politik, me qindra të vdekur dhe disa mijëra të arrestuar.

Në maj të vitit 2015, Morsi dhe tre funksionarë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane, u dënuam me burg të përjetshëm, të akuzuar për komplot me një organizatë të huaj, për destabilizim të Egjiptit.

Në atë proces, 16 persona të tjerë u dënuam me vdekje.

Në kumtesën që e publikon “Al Ahram” thuhet se përveç dënimit të Morsit, pezullohen edhe dënimet me vdekje të 21 personave të tjerë, të cilët fillimisht do të dënohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button