Katolikët latinoamerikan gjithnjë e më shumë e pranojnë Islamin

Shumica dërmuese e latinoamerikanëve janë katolik, shumica e 52 milionëve që jetojnë në SHBA i takojnë kishës katolike dhe shumë tradita të tyre kanë rrënjët në mësimet katolike.

Megjithatë, kishat gjithnjë e më shumë ngelen bosh, dhe shumë prej atyre që deri dje i kanë vizituar tani i luten Zotit në xhamia. Latinoamerikanët gjithnjë e më shumë po pranojnë islamin dhe supozohet se në SHBA tashmë numri i muslimanëve latinoamerikan ka arritur më shumë se 100.000 mijë, ndërsa 20% e atyre që e pranojnë Islamin në SHBA janë latinoamerikan.

New Yorku, New Jersey, Illinoisi dhe Florida janë shtetet  që kanë rritjen më të madhe të muslimanëve latinoamerikan. Latino American Dawah Organization, Alianza Islamica, Latino Muslilms of Chicago, Alameda Islamica, janë vetëm disa nga shumë organizata të daves që kanë për qëllim të thirrin në islam latinoamerikanët.

Ata që pranojnë islamin,  si arsyeje më të shpeshtë e përmendin pajtueshmërinë e vlrave islame me kulturën dhe traditën latine. Rëndësia e fesë në jetën e përditshme, familja, arsimimi, dhe përgjegjësia sociale janë disa nga shembujt më të rëndësishëm që ato i përmendin, shkruan saff.ba

Edhe pse Islami shpesh akuzohet për segracionin e femrës, gratë përbëjnë shumicën e atyre që konvertohen në Fenë Islame nga popullata latinoamerikane.

Megjithatë, lidhja e popullatës latine me islamin nuk është gjë e re. Më shumë se 4000 mijë fjalë në gjuhën spanjolle kanë prejardhje arabe. Kjo është rezultat i sundimit të muslimanëve në Spanjë për afro 800 vjet. /Breziiri

Lajme të ngjashme

Back to top button