Nofkaxhinjtë, plagë e zhvillimit shoqëror dhe kulturor te shqiptarët!

Veprimi sipas kuptimeve të foljeve “TRILLOJ-TRILLOHET”  është diçka qe s’ka  të bëjë me realitetin. Diçka që nuk është e vërtetë, shpifje e ndërlikuar, që duket si e vërtetë. Krijimi i një ngjarjeje a i një karakteri, që nuk është ashtu në jetën e përditshme, por që jepet si diçka e vërtetë që mund të ndeshet me të kundërtën nga   vet autori, apo edhe nga vet publiku kur kemi të bëjmë me  një gjë që i përket shoqërisë. Ky fenomen i  trillimeve me nofka, pseudonime  sikur  e ka ngulfatur  shoqërinë  shqiptare  në tërësi. Kjo  e keqe  ma tepër është e reflektuar  tek  niveli i shoqërisë së  një klase të ulët   nga arsimi , nga  shkalla e kulturës, po edhe  ngarkesa e besimit fetar.

Kjo e fundit ka marre  dimensione   çoroditëse  dhe    të  një shkalle shqetësimi për një  shoqëri të shëndoshë  siç pretendojmë ta kemi ne  shqiptarët. Fyerjet sharje, abuzimet dhe    paraqitjet  demagogjike, paraqiten nga injorant ma së tepërmi kur kemi te bëjmë me  tema me karakter fetar  të nivelit ma të ulët, por e domosdoshme  çështja fetare qe po hap  plagë,   ditë e mandej në mes shqiptarëve. 

Ata   kushdo , që shkruajnë  nga  prizmi i kësaj natyre vlerësohet nga komentet me nofka  mbar e prapë  , e godasin me    sharje , fyerje,  mallkime ,   përgojime ,  përkrahje e lloj lloj     komentesh negative e pozitive? Po që  kemi  ndonjë  artikull  të fushave të ndryshme   në art  nuk  kemi edhe  të vetmin  koment   kritik  në të mirën e    përmirësimit të   vlerave në atë  artikull!  Po të paraqitet dikush me ndonjë punim shkencor prapë   nuk ka   komente   për fat të keq . Artikujt me karakter   historie, apo të   artikujt   e mirëfilltë   për ngritjen e    shoqërisë në fushën e  teknologjisë,  nuk ka komente, pos atje qe ka të bëjë me   çështjen fetare që janë  dy rryma të forta qe ajo po i përshkon  në  përçarje shqiptarët . Janë dy rryma  të   fuqishme,  ajo ekstreme   qe  ç’veshë çdo gjë shqiptare  në  kulturë dhe   në etnitet dhe  rryma tjetër qe  me çdo kusht e ruan    parimisht çështjen kombëtare.  

-Shpesh   intelektualet  dhe krijuesit përballen me fenomene të kësaj natyre me nofka që i bezdisin, i fyejnë në internet, ose në çfarëdo formë  tjetër!. Nofkagjijtë merren me krime dhe terrorizëm elektronik  qe shpesh  edhe  zbulohen nga   niveli dhe intelekti i tyre   i pa zhvilluar që në mungesën e   aftësive  nuk kane mundësi ti   maskojnë aq sa duhet dhe     zbulohen nga e cila    përballen me një serë   pasojash. Fillimisht me  autorin  që e kanë   keqtrajtuar  qoftë me   anën e komenteve , qoftë me  videot  e montuara, apo edhe ato    keqpërdorimet    amorale    nga një shtresë      kriminale   duke i  publikuar vajzat e reja  si viktimë e tyre.  Videot   me paraqitje   terrori në moral   etj, gjë që  kanë përfunduar edhe me   vrasje dhe me bela tjera.  Po e them se  interneti sot    fatmirësisht  zhvillimit të  teknologjisë  dhe zhvillimit të saj na  ra hise edhe ne  shqiptarëve ta shfrytëzojmë  për   ngritjen e kulturës  ,  gjuhës  dhe  komunikimit    te shpejt shoqëror . Këtë të mirë    dhe këtë  vlerë   po e përjetojmë edhe ne  , ky    grup terrorist të pa cip nofkagji,  po  keqpërdorin  dhe po  i venë  njolla vetës, po edhe     zhvillimit  kulturor  në mbarësinë kombëtare.

Zhvillimi   teknologjik sot   ka bërë  një  zhvillim marramendës edhe për këtë,  këta mund  të zbulohen dhe ta  marrin dënimin e merituar!  
Ju lutem keni durim dhe kurrë mos akuzoni askënd për nofka. Nuk keni nevojë të bini pre e atyre mashtrimeve . Sot  ka  teknika edhe më të sofistikuara për zbulimin e tyre. Ne kurrë nuk bazohemi në dyshime por vetëm në fakte që nuk i luan jo vetëm topi, por as  një  gjë në rruzullin  e botës . Dhe ato fakte që i zbulojmë ia prezantojmë edhe keqbërësit, që ai/ajo vet t’i vërtetoj, dhe të përballet me  gjyqet dhe  me  ligjet qe janë të parapara     për këtë   fenomen    shqetësues.. 

Pos, atyre  qe e gjejnë veten  këtu  le të  ndiejnë veten përgjegjës  për këtë demaskim më së të domosdoshëm    besoj se  u lodhur edhe shoqëria  shqiptare  nga shantazhet e tilla me disa emra e adresa të shpifura që paraqitet i njëjti njeri  siç kemi rastin e Ismet Hasanit nga Suedia   i zbuluar në  komentet   në artikullin  tim të këtyre ditëve  me  titull “Milazim Krasniqi militant,komunist i titizmit,Ldk-ist, Pdk-ist,teolog ekstremist, tani vehabist dhe përçarës në UP-ës!  i cili    nga vet    niveli i vet    i pa diturisë dhe intelektit të harxhuar  nga  mplakja  ka  harruar ta  ndërroj tekstin    dhe  me të njëjtin tekst del   në “Zemrën Shqiptare”  me emrin  “Besimi  nga Zvicra”!  

Të “Fjala e lirë”  me   emrin  “Ismet Hasani” , të “Revista Drini”  me   tekstin e njëjtë të komentit kundër artikullit me  emrin  “Ilir”.  Në artikujt e mi shpesh ka  shkruar  me  emra  të rrem  si  “Kena”, “Eksperti” Blerimi i ngatërruar shpesh me një “Haliti”  etj.   Vërehet   një  ngarkesë   patologjike dhe ideologjike   kundër   kulturës dhe etnitetit tonë kombëtarë  duke  mbrojtur    ata që janë:,  pro  turq ,arab  e sllav , pastaj  as që kam reaguar  përmes  komenteve se  nuk jam i tillë, as që me premton koha ,  andaj  si përgjigjeje   ka  një  karikaturë  artistike , adekuate   qe ka kërkuar ta ketë si kujtim  nga unë,    pa pagesë  nga  unë autori i shkrimit  Luan  (Asllan ) Dibrani  që shpesh  u përzier  duke   sha e  fëlliqur dhe rekomanduar  që të turpërohem me emrin Luan, me emrin tim   shqip   dhe turqisht  Asllan , po për hir   të   krijimtarisë sime    shumë vjeçare  e ruaj  këtë emër qe ma ka lënë nëna  qe se kupton   Ismet Hasani  i kanaleve si shprehje   e  shpeshtë   e tij  po edhe     shprehjen e tij  “nona”   me çdo   koment  që përdor  fjalën ” nona ” ne vend  nënë shihet sa   dinë  ky  injorant    kanalgji.  Sikur mos të kisha    vlera të mëdha si figurë    në veprimtarinë dhe  krijimtarinë  time ,   as pesë minuta nuk   e kisha ruajtur as që isha  thirrur     me emrin “Asllan ” ja kisha lënë Ismet Hasanit ti emërtoj  nipërit e tij  me emrin Asllan. 

Karikaturë  nga autori Luan( Asllan ) Dibrani paraqitur,   portretin e Ismet  Hasanit ,    nofkagji   dhe terrorist    i  komenteve    nëpër internet    i cili   për shkaqe   ideologjike dhe  patologjike,  fetare   fyen  vlerat tona kombëtarë dhe mbron ato që    janë  pjesë  e  rreshtuar , në   ata që flasin shqip dhe e  mohojnë   kombin tonë të shenjte , andaj   e porosis  të apostrofuarin  dhe tjerët   si ky, që   ja ku i keni  devetë ,    shkoni   atje ku ju pëlqen dhe vdisni për ta  , ju duhet  ta liron  kombin  shqiptar nga    skenar  të  tillë se edhe   historia  ka treguar    ma përpara që   sfidat e tilla i ka fituar dhe   nuk do  të  lejoj   kombi shqiptar   të  luhet me vlerat e tij    nga mohuesit   e kombit!!!???…

“Pra mbani larg duart  nga   vlerat   e kombit që me gjak  e fituam”.  
Këto ishin fakte këto që ua solla për  Ismet Hasanin më lartë dhe  shpifjet  e tij nga të gjithë ata që kanë sy e  mend ti demaskojmë të tillët siç është  nofkagjiu  i lartpërmendur.  Ky injorant,   nuk i din hallin veti qe i kam tërheq vërejtjen edhe një herë,    nga e cila    u bojkotuar nga të  gjitha mediat.

Emër i dytë që i vihet dikujt për tallje, për shaka a përkëdhelje, duke u nisur nga ndonjë e metë fizike a ndonjë tipar tjetër dallues i tij përmbledh  në vete  një   kategori njerëzish të pa kulturë dhe  të pa vlerë .   Nofkë tallëse të shoqëruara me    shpifje  nuk   me pëlqejnë, andaj  për mos me  u marre me to   tu përgjigja  Ismet Hasani    sipas asaj, qe ja gatove veti!.

 ”Kisha t’i këshilloj të gjithë nofkagjinjte   të  merren me realitetin dhe   vlerat tona kombëtare  dhe ta lënë,   ma gjuhë e urrejtjes, e cila ka lulëzuar në mediat online dhe nëpër rrjetet sociale, por deri tani nuk e kemi dëgjuar asnjëherë shoqërinë civile të reagojë kundër saj, as shtresa  intelektuale?.

Të tillët si  Ismet Hasani   me gjuhën e ndyrë e degraduese  e  përdorin  të  ndikuar  nga disa hoxhallarë dhe  njerëz  të  pa identitet dhe  me gjysmë  gjaku të përzier me raca që   ishin pushtues  në këtë  vend, të  paguar, mercenar, tradhtarë dhe shqipfolës, që gabim kanë lindur  si shqiptarë   dhe tani   e  mohojnë   “Kombin Shqiptar”!

Me  përforcimin e ligjit  dhe   kodeve   juridike  në Shqipëri dhe në Kosovë   të tillët   dhe ata    që janë të devalvuar  në  vepra penale , dikush  mund dënohet  edhe me disa vite burg. Një gjë e tillë, sot po ta  përdhunosh vlerën e  popujve të shteteve ma demokratike prapë të pret  ndëshkimi.   Këtë e din edhe   Ismet Hasani,  se gjuha e urrejtjes, prodhon dhunë në çdo shoqëri, prandaj është e ndaluar, mirëpo  është për t’u çuditur   me shtresën intelektuale  që kanë zgjedhur  heshtjen si motiv të keqes, gjë  shumë  e dëmshme   për  popullin shqiptar ! Le ta dinë  bota e mbarë, se,  ne   s’jemi popull aziatik, as  turko- arab, prandaj  këto  qëndrime   dhe  njolla që po i qiteni  vetës ,  vlen për ata që  po prononcohen    me këtë     urrejtje nga pa vetëdija  kthehnu dhe   ndëgjegjësonu,  lexoni dhe bindni  veten tuaj , se   kombi shqiptar nuk ka    njerëz  të tepërt t’i hedh në  koshin  e plehrave, po për ata që këmbëngulin   le ta llogarisin se    do të mbetën   në “Kosh të plehrave   si të tillë, por edhe do të vdesin   pa i realizuar ëndrrat e veta  antishqiptare…

Lajme të ngjashme

Back to top button