Trump anulon takimin me ‘New York Times’, “armikun” e tij mediatik

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka anuluar një takim që kishte me “The New York Times” të martën.

Trump kishte kërkuar një takim me drejtuesit e gazetes  dhe gjithashtu ra dakord të takohej me gazetarët dhe opinionistët.

Ai pohoi në Twitter se “termat dhe kushtet”, u ndryshuan në minutën e fundit, transmeton Syri.net.

“Aspak mire!  tha Trump në një postim në mëngjes herët. Ai e quajti “The New York Times” të “dështuar”, një fyerje kjo e përdorur shpesh për gazetën amerikane.

Në një postim të dytë minuta më vonë, presidenti i zgjedhur tha: “Ndoshta një takim i ri do të vendoset me “The New York Times” ndërkohë ata vazhdojnë të jenë të pasaktë dhe me tone të përdorin tone të shëmtuara”

Media është akuzuar gjerësisht se ka dështuar për të vlerësuar plotësisht shkallën e pakënaqësisë ndaj Hillary Clinton.

Pas sulmeve të njëpasnjëshme të gazetës gjatë fushatës, Donad Trump duket sa ka filluar tashmë “hakmarrjen”.

Të dielën e kaluar, Trump  shkroi në Twitter: “Uau, New York Times po humb mijëra ndjekës,  për shkak të mbulimit shumë të varfër dhe shumë të pasaktë të “fenomenit Trump”,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button