Amdi Bajram: Laramanët janë narkomanë dhe pedofilë, Zaevin do ta mbylli në kafaz

Në mitingun e djeshëm të VMRO-DPMNE-së në Ohër, ka mbajtur fjalim edhe partneri i koalicionit, Amdi Bajram. Fjalimi i tij ishte i mbushur plot me urrejtje, ndërkaq funksionarët e partisë e përkrahnin atë duke qeshur, njofton Portalb.

“Çfarë laramanë bre, ata gjithçka shkatërruan. Ata do ta udhëheqin Maqedoninë? Narkomanët do ta udhëheqin Maqedoninë? Pedofilët?”, tha Amdi Bajram për aktivistët e “Revolucionit Laraman”.

Ai paralajmëroi se në mitingun qendror të VMRO-DPMNE-së do të sjellë një kafaz për t’i treguar liderit të opozitës maqedonase LSDM, Zoran Zaev, se ku e ka vendin.

“Kafaz i përgatitur në formë speciale me një lepur të gjatë tre metra, do ta sjell në binë, në mitingun më të madh dhe do t’i tregoj se ku ndodhet ai zajko, ku e ka vendin. Atje e ka vendin dhe jo të jetë kryeministër i Maqedonisë. Çfarë kryeministri, çfarë fjalë boshe”, ka përfunduar Bajram. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button