VMRO-DPMNE, sfidon idenë për president konsenzual të BDI-së

Në konventën e VMRO-DPMNE-së, që do të mbahet më një mars ku do të zgjidhet kandidati presidencial, do të marrin pjesë 1.300 delegat me të drejtë vote.

Sipas rregullores së mbajtjes së kuvendit, kandidati për zgjedhjet presidenciale do të zgjidhet me vota të fshehta të të gjithë delegatëve që do të marrin pjesë në konventën zgjedhore.

VMRO_DPMNE-ja, gjatë ditës së nesërme do të bëjë edhe shpalljen publike për praqitjen e kandidaturave në konventë, për zgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë këtë parti në gjdhjet presidenciale.
Ilija Dimovski, thotë se secili kandidat ka të drejtën që të prezantojë, programin e vetë para kuvendarëve.

“Kjo mënyrë e zgjedhjes së kandidatit për zgjedhjet presidenciale ëshët një praktik e zakonshme e VMRO-së, e cila është më transparente, më demokratike e cila imponon standard të mira në politikën maqedonase”, tha Ilija Dimovski”.

Lajme të ngjashme

Back to top button