Ndahet nga jeta pas një aksidenti tragjik fituesi i X Factor Albania (FOTO)

Më datë 21.11.2016, rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut”, drejtuesi i motorit me targa “AP 105” dhe pasagjeri pas tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri u dërguan menjëherë në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan revista Class.

Dy të rinjtë, të identifikuar janë: drejtuesi i motorit Kejdi Halili, 21 vjeç, dhe Ergi Dini, 22 vjeç. Pasi  u dërguan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, rreth orës 21:50 kanë ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Paraprakisht mësohet se 21-vjeçari ka humbur kontrollin e motorit, si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe ngritjes me rrotë të parë. Më pas dy të rinjtë janë rrëzuar.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore.

I riu Ergi Dini është fituesi i “X Factor Albania 3” në vitin 2014, në Televizionin Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button