Uashingtoni dhe Brukseli, mesazhe Maqedonisë për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Presim zgjedhje korrekte dhe kredibile të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin, deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian Samoel Zhbogar i cili me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Çarl Garet, sot ishte për vizitë në Prilep dhe pati takime me autoritetet e qytetit të Prilepit, ndërsa do të takohet edhe me qytetarët.

“Vijmë në momentin i cili është i rëndësishëm për vetë vendin, kure dhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore. Mendoj se në të kaluarën nuk kanë ekzistuar zgjedhje të këtilla, siç janë këto tani të cilat u pritën kohë aq të gjatë. Zgjedhjet paraqesin mundësi për vendin t’i stabilizojë marrëdhëniet e brendshme dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Presim zgjedhje të mira dhe presim qeveria e re e cila do të dalë të mundet seriozisht të angazhohet në dorëzimin e reformave serioze. Presim menjëherë pas zgjedhjeve të krijohet moment i brendshëm, por edhe moment me BE-në që të mundet së bashku ta krijojmë rrugën evropiane. Të gjitha vizitat e ambasadorëve të BE-së ndodhin para zgjedhjeve që të tregojmë në rëndësinë e këtyre zgjedhjeve të cilat i kanë për tërë vendin. Nuk presim asgjë më pak por zgjedhje korrekte dhe kredibile”, deklaroi Zhbogar.

Në ndërkohë, ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Xhes Bejli deklaroi se procesi i votimit është shumë i rëndësishëm dhe votuesit duhet të kenë mundësi që të realizojnë të drejtën e tyre pa presion. Bejli gjithashtu theksoi se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi që të votojnë pasi ajo është parim kryesor i demokracisë. Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është se të gjitha partitë politike mbrëmë kanë firmosur Kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike më 11 dhjetor. Ai shpreson se qytetarët do të informohen në mënyrë të drejtë për programet e të gjitha partive politike.

“Mesa duket sot është dita e parë e fushatës zgjedhore. Unë plotësisht pajtohem me deklaratën e kolegëve të mi nga Bashkimi Evropian dhe me të vërtet dua të theksoj se të votosh është shumë e rëndësishme, njerëzit duhet të kenë mundësi të votojnë pa trysni, të jenë të informuar si duhet për programet e partive politike dhe të kenë qasje deri tek informatat”, u shpreh Xhes Bejli, Ambasador i SHBA-së në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button