Fakte interesante, në kufijtë e “të pabesueshmes”!

Qentë sillen instinktivisht rreth e rrotull para se të ulen, për shkak se kështu bënin paraardhësit e tyre për të sheshuar barin, dhe larguar çdo lloj insekti që mund të gjendej aty pranë ku ata shtriheshin të flinin.

Në Arizona të SHBA-së, policia mund t’i heqë lejen e drejtimit cilitdo që nuk ndalon në rrugë  për të ndihmuar dikë tjetër, të përfshirë në një aksident me makine.

Prerjet nga letra janë kaq shumë të dhimbshme, pasi ato janë zakonisht më të cekëta dhe nuk shkaktojnë shumë gjakderdhje, duke i lënë të hapura receptorët e dhimbjes në lëkurën tuaj. Gishtat kanë më shumë fibra nervore se sa pjesët e tjera të trupit tuaj, dhe çdo lëvizje e duarve shkakton rihapjen e plagës.

Kuajt kanë një mekanizëm kyç të quajtur “aparati i qëndrimit”, që u lejon atyre të flenë në këmbë, pa patur nevojë të kontraktojnë gjymtyrët e tyre.

Gishtat tanë rrudhosen në ujë, pasi në këtë mënyrë na japin një kontroll më të fortë mbi objektet e rrëshqitshme nënujore.

Teetëdhjetë përqind e grave bëjnë pyetje, të cilave ua dinë tashmë përgjigjen. Kjo është arsyeja pse është më mirë që thjesht t’u tregoni atyre të vërtetën.

Arsyeja pse librat e vjetër kanë një aromë të veçantë, është për shkak të qindra përbërësve organikë që demokompozohen në faqet e tyre me kalimin e kohës, duke çliruar kimikate në erën e bajameve, vaniljes, dhe barit.

Ushqimi i konservuar është i mirë potencialisht edhe për disa vite nga data e skadencës. Kompanitë i vënë datën e skadendës, duke shpresuar që njerëzit t’i hedhin ato në kosh dhe të blejnë më shumë produkte të tyre.

Dhimbja që gratë përjetojnë gjatë lindjes, është konsideruar të jetë e ngjashme me djegien e njeriut për së gjalli.

Studimet tregojnë se përkundja përpara gjumit ndihmon trurin të çlodhet – kjo zvogëlon procesin e gjatë të të menduarit, duke e bërë më të lehtë rënien në gjumë.

Takat e larta u krijuan fillimisht për burrat. Kasapët i përdornin ato për të shmangur shkeljen mbi gjak.

Fjetja në një dhomë të ftohtë, rrit shanset për të pasur makthe.

Njerëzit që vihen lehtësisht në siklet, janë më të besueshëm dhe bujarë.

Pasja e një kontakti sy për sy për më shumë se 6 sekonda, pa shkëputur vështrimin apo pulitur sytë, zbulon dëshirën për të patur marrëdhënie seksuale apo vrarë personin që keni përballë.

Ekzistojnë të paktën 6 njerëz në botë, të cilët duken saktësisht si ju. Dhe ka 9 përqind shanse që do të takoheni me njërin prej tyre gjatë jetës tuaj.

Gogësimat e njeriut janë ngjitëse jo vetëm për njerëzit e tjerë, por edhe për qentë.

Hunda është e lidhur direkt me qendrën e kujtesës së trurit tonë. Kjo është arsyeja pse aromat, mund të shkaktojnë kujtime të fuqishme.

Burimi: Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button