Britania po shqyrton ftesën për vizitë shtetërore për Trumpin

Qeveria e Britanisë është duke shqyrtuar ftesën e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për një vizitë shtetërore.

Republikani Trump, i cili ka mundur rivalen demokrate Hillary Clinton, do të marrë detyrën nga 20 janari.

Kohë më parë, ligjvënësit britanikë kanë diskutuar idenë për të ndaluar Trumpin të hyjë në Britani.

Kjo ka pasuar deklaratat e Trumpit për ndalimin e përkohshëm të myslimanëve nga hyrja në SHBA.

Por, Qeveria britanike ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së “marrëdhënieve të veçanta” midis dy vendeve.

“Ftesa për vizitë shtetërore është një nga gjërat që po shqyrtohet pas zgjedhjes së presidentit të ri të SHBA-së”, tha një zëdhënëse e kryeministres britanike, Theresa May, transmeton REL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button