Shkup, Ministry of Data organizon takim: mundësi e mirë për të fituar para me ide kreative

Ministry of Data në bashëpunim me Fondacionin Metamorfozis ju ftojnë në takimin “Мinistry of Data meetup”  në Shkup, më datë 24.11.2016 duke filluar në orën 17:00, në Cresha Bar!

Klikoni këtu për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj në këtë takim.

Çfarë është Ministry of Data?

Ministry of Data është sfidë rajonalе për krijimin e aplikacioneve që e mbështet potencialin kreativ të të rinjve, të dhënat e hapura dhe përparimin e teknologjisë për udhëheqje inkluzive në rajonën e Ballkanit Perëndimor. Në qoftë keni ide si t’i transformoni qytetet e Ballkanit dhe ta përmirësoni udhëheqjen, efektivitetin dhe pjesëmarrjen e publikut në nivel të qyteteve, dhe keni më shumë se 18 vjet, Ju ftojmë të na bashkangjiteni!

Ja se çfarë përmban thirrja:

A keni ndonjë ide si t’i transformojmë qytetet tona dhe si ta përmirësojmë qeverisjen, efektivitetin dhe pjesëmarrjen publike në nivel lokal?

A mund të zbatohet ideja juaj në Ballkanin Perëndimor?

A ju pëlqen të përpunoni të dhëna për të mirën e përgjithshme: nëse gjeni mënyrë që t’u jepni kuptim atyre, edhe qytetarët do të mund ta bëjnë këtë.

Vizualizimet/analizat, aplikacionet për celularë dhe e-zgjidhjet e tjera janë të mirëseardhura. Dy ekipe do të fitojnë skema të përshtatura të mentorimit dhe shpërblim në para në vlerë prej 2500 dollarësh.

A jeni të interesuar të punoni me të dhëna hapësinore? Mund të fitoni shpërblim special prej 2500 dollarëve të tjerë për vizualizimet/analizat, aplikacionet për celuarë dhe e-zgjidhjet e tjera që i përdorin të dhënat hapësinore.

A keni më shumë se 18 vjet?

Atëherë na bashkangjiteni! Afati i fundit është 28 nëntori.” shprehen për Portalb.mk, organizatorët.

Regjistrohuni që të aplikoni në: http://www.ministryofdata.info/

Ndiqni zhvillimet në faqen në Facebook-ut: https://www.facebook.com/Ministry-of-Data-895465933928755/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button