Keqpërdorimi i resurseve shtetërore për fushatë

Të punësuarit nga komuna e Karposhit kanë përfunduar më herët orarin e punës për të marrë pjesë në mitingun e VMRO DPMNE-së në Ohër, mëson Alsat M. Përveç për të punonjësve në këtë komunë, urdhër për prani të detyrueshme, kanë edhe edukatoret në kopshtet për fëmijë dhe mësueset. Ato së bashku me mbështetësit e VMRO DPMNE-së u nisën nga palestra “Boris Trajkovski”, transmeton Alsat-M.

Nga komuna Karposh shprehen se bëhet fjalë për dezinformatë.

“Bëhet fjalë për dezinformatë klasike. Të punësuarit në kopshtet për fëmijë dhe shkollat duhet t’i përfundojnë obligimet deri në fund profesionalisht. Kryetari i komunës në asnjë moment nuk ka dhënë urdhër të tillë”, thanë nga Komuna Karposh.

Zv- ministri plotësues i shoqërisë informatike, Aleksandar Kiracovski parashtroi një nismë për ngritjen e procedurës për inspektim të jashtëzakonshëm të punës së këtyre institucioneve prej ku ka marrë informacione për një numër të madh të parregullsive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button