Interesimi për kredi shtohet, besimi në banka bie

Bankat edhe pse dominojnë në jetën financiare të Maqedonisë duke reprezentuar pothuajse tërë sistemin financiar, ato vazhdojnë të mbeten sistem i pazhvilluar dhe me profitabilitet të ulët që nuk ka mundësi ti jep impulse ekonomisë.

Izet Zeqiri, thotë për Portalb se, shuma e mjeteve të bankave në Maqedoni merr pjesë diku me 39% e bruto prodhimit të vendit që nuk është rast me vendet tjera si Bullgaria 48% e bruto prodhimit të vendit, Sllovenia 80%, Republika Çeke 110%, Shqipëria me mbi 52% etj. 

Profesori i ekonomisë, Izet Zeqiri, për Portalb, thotë se sistemi bankar në Maqedoni ka një profitabilitet të ulët i matur në bazë të koeficientit të fitimit të kapitalit ajo është 2.1%, krahasuar me Shqipërin e cila e ka 19.1%, Bulgarinë 15.6%, Sllovenin 13.3%. 

Sipas tij, Maqedonia është lider i regjionit me neto margjinat kamatore ( diferenca midis normave aktive dhe pasive të kamatave) ajo është 8.2% , kurse në vendet tjera siç janë Shqipëria kjo është 3.3%, Republika Çeke 2.4%, Hungaria 3.9% Polonia 3.2%, Sllovenia 3.7%. 

“Faktorë kryesor i mosbesimit ndaja bankave janë kamatat e larta të cilat vijn si rezulltatet, i asaj se  bankat në Maqedoni ndajnë një shumë të madhe të mjeteve për rezerva si rezultat i frikës nga rreziku kreditues”, thotë Izet Zeqiri. 

Izet Zeqiri thotë se “bankat në Maqedoni kanë shpenzime të larta operative. Maqedonia me 21 banka dhe me 4596 të punësuar i ka shpenzimet operative 4.4%, kurse Sllovenia me 20 banka dhe me 11258 të punësuar shpenzimet operative i ka 3.2% , Republika Çeke i ka shpenzimet operative 1.9 për qind”

Lajme të ngjashme

Back to top button