Promovohet Kodi për etikë gjyqësore të gjykatësve

Gjykata e pavarur, e paanshme dhe me ligj e vendosur paraqet garanci në mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe sundimin e së drejtës. Paanshmëria ka rëndësi thelbësore për ushtrimin adekuat të funksionit gjyqësor. Gjykatësi është i detyruar ta ushtroj funksionin gjyqësor në mënyrë të paanshme, si gjatë sjelljes së vendimeve, ashtu edhe në zhvillimin e procedurave.

Kjo është pjesë e theksuar në Kodin për etikë gjyqësore të gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, i cili sot u prezantua në Shkup, në organizim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” dhe Shoqatës të Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, ndërsa në bashkëpunim me Projektin IPA 2010 – “Mbështetje e mëtejme për gjyqësi të pavarur, përgjegjëse, profesionale dhe efikase dhe avancim i shërbimit të provës dhe masave alternative”.

Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror Publik “Pavel Shtaev” Aneta Arnaudova informon se Kodi etik i gjykatësve në Maqedoni është miratuar në vitin 2014, i cili parashikon trup adekuat në pajtim me rekomandimet e GREKO-s nga raundi i katërt i vlerësimit i cili kërkon të formohet trup adekuat që do t’i këshillojë gjykatësi në rast kur kanë dilema etike.

Për përvojat e deritanishme nga implementimin  praktik i kodit foli edhe gjykatësi Shpend Devaja nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë dhe anëtarë i Bordit drejtues të Shoqatës së gjykatësve të RM-së.

Për shembujt kroat të etikës foli Gjuro Sesa gjykatës i Gjykatës Supreme të Kroacisë i cili tha se në Kroaci çdo gjykatë e apelit ka komitet etik, i cili ka dy funksione.

Sipas Nina Beteto, gjykatëse e Gjykatës Supreme të Sllovenisë, në komitetin etik nuk punohet për asnjë përgjegjësi disiplinore, por se sjellin drejtime dhe rekomandime që mund t’u ndihmojnë në punë gjykatësve në sjelljen e vendimeve. Beteto rekomandon që standardet etike t’i sjellin vetë gjykatësit.

Grup synimi i prezantimit ishin gjykatës dhe prokuror publik nga rajonet e apelacionit Manastir, Gostivar, Shkup dhe Shtip, përfaqësues të Odës së avokatëve të RM-së, Oda e noterëve të RM-së, Oda e përmbaruesve të RM-së, organizata joqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button