Njëzet e një vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit

Me nënshkrimin e Marrëveshjes paqësore të Dejtonit më 21 nëntor të vitit 1995, zyrtarisht ka përfunduar lufta 3,5 vjeçare në Bosnjë e Hercegovinë.

Në ditën e sotme shënohet 21 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të përgjithshme për paqe, e cila ishte nënshkruar nga presidentët e atëhershëm të BeH-së, të Kroacisë dhe Serbisë, Alija Izetbegoviq, Franjo Tugjman dhe Sllobodan Millosheviq, në prani të sekretarit të atëhrershëm amerikan të Shtetit, Uoren Kristofer.

Me marrëveshjen e parafuar në bazën ushtarake në Dejton pas negociatave trejavëshe me ndërmjetësim të SHBA-së, BeH-ja është ndarë sipas parimit 51 për qind për Federatën e BeH-së dhe 49 për qind për Republika Srpska, ndërsa është formuar edhe distrikti Brçko.

Marrëveshja e Dejtonit ka gjithsej 11 anekse, me të cilat janë përfshirë luftërat, aspektet politike dhe civile të marrëveshjes paqësore, si dhe stabilizimi rajonal. Aneksi katër sot është Kushtetutë e BeH-së.

Marrëveshjen e arritur në Dejton, Millosheviq, Tugjman dhe Izetbegoviq zyrtarisht e nënshkruan  tre javë më vonë më 14 dhjetor të vitit 1995 në Paris.

Dokumenti origjinal është humbur. Dy dekada  pas nënshkrimit, marrëveshja interpretohet  në mënyrë të ndryshme, nga i pazbatueshëm, deri në tejkalues dhe i panevojshëm për shkak se politikanët në BeH sërish flasin për auditimin e tij.

Të gjtihë tre nënshkruesit kanë vdekur. Vdiq edhe ish i dërguari ndërkombëtar për Ballkan  dhe “autor” i marrëveshjes së Dejtonit, diplomati amerikan Riçard Holbruk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button