Ushtarët amerikanë do të kenë aftësi mbinjerëzore!? (Video)

Prototipi i parë i mburojave të blinduara që ushtarëve amerikanë do t’iu japin aftësi mbinjerëzore, do të testohen gjatë kësaj vere, thonë ekspertët nga Komanda e SHBA-ve për kërkime shkencore, ushtarake, zhvillim dhe inxhinieri (RDECOM).

Ata, në bashkëpunim me shkencëtarët nga Instituti Massachusetts për Teknologji, janë duke punuar “veshjet” që ngjajnë me ato të heroit të stripave dhe kinematografisë fantastiko-shkencore, Iron Man.

Mburoja është menduar të ofrojë mbrojte kundër plumbave dhe është pajisur me sensorë të ndryshëm dhe kamera. Mban emrin TALOS, ndërsa ushtria amerikane thotë se, do të jetë gati në gusht të vitit 2018. TALOS po ashtu do të ofrojë informacione për ambientin rreth ushtarit.

“Ky kostum, nëse bëhet si duhet, do të sjellë aftësi revolucionare për operacionet speciale”, ka thënë admirali William McRaven, shefi i Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-ve./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button