Manifesti maqedonas kërkon ndihmë nga Donald Trump

Anëtarë të organizatës Manifesti maqedonas nëpërmes një letre i kanë shkruar presidentit të sapo zgjedhur amerikan Donald Trump, nga i cili kërkojnë vëmendje më të madhe për Maqedoninë, transmeton Portalb.

“Llogarisim në përkrahjen tuaj energjike, humanitare dhe etike për të na ndihmuar ta ruajmë emrin shekullor që e mbajmë”, thuhet mes tjerash në letër.

Ata mëtutje theksojnë se edhe populli maqedonas, njëjtë si ai amerikan, janë liridashës.

Nënshkrues të kësaj letre janë Eftim Kletnikov- poet, Stefan Vllahov- Micov- historian, Aleksandar Rusjakov- shkrimtar dhe regjisor, Stojan Stojkov- kompozitor, Sllobodan Prenxhov- profesor universitar, Vasil Atanasov- muzicient dhe Zapro Zaprov- dirigjent dhe kompozitor./Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button