Ithtarët e Trampit apelojnë për bojkotim të prodhimeve të Pepsit

Ithtarët e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Donald Tramp angazhohen për bojkotin e prodhimeve të Pepsit për komentet të cilat arritën nga kompania pas fitores së kandidatit republikan.

Drejtoresha e Pepskit, Indra Nuji deklaroi se fitorja e Trampit i ka frikësuar punonjësit dhe se një numër i madh i tyre kanë qarë. Ajo shtoi se tani secili në SHBA duhet të jetë i bindur se është i sigurt.

Komentet e saj i kanë hidhëruar ithtarët e Trampit, posaçërisht kritikat të cilat iu drejtuan atij, ndërsa i dedikoheshin gjoja komenteve dhe sjelljes së pahijshme ndaj grave. Ata bënë thirrje për bojkotim të prodhimeve të Pepsit në Tuiter nën hashtagun: #boycottpepsi.

Aksionet e Pepsit u ulën për dy për qind pas intervistës së Nujit, ndërsa ithtarët e Trampit atribuojnë merita për rënien.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button