Çdo lojtar në testet antidoping para Botërorit

Të gjithë futbollistët që do të marrin pjesë në Botërorin e Brazilit do të kalojnë testet antidoping nga FIFA.

Prej 1 Marsit, qeveria botërore e futbollit kërkon nga të gjitha ekipet kombëtare të dërgojnë axhendën e tyre të detajuar edhe me vendqëndrimin, në mënyrë që të planifkohet analiza e çdo lojtari pa përjashtim para startit të kampionatit.

Shefi mjekësor në FIFA, Jiri Dvorak shpjegoi se lojtarët dhe skuadrat e tyre nuk do të jenë në dijeni të kohës ekzakte të testeve, teksa u zotua se askush nuk mund të shpëtojë dot para ndeshjes hapëse mes Brazilit dhe Kroacisë, që do të luhet më 12 Qershor, transmeton supersport.

Profesori çek tha se është një gjë e mirë që media nuk ka informacion të plotë për këto kontrolle sepse edhe vetë qëllimi i FIFA-s është të mos bëhen publike.

Dvorak konfirmoi se nga 1 Marsi, kur të jenë marrë të gjitha të dhënat për vendin ku do të qëndrojnë ekipet përfaqësuese para startit të Kupës së Botës, do të vendoset krejt papritur për testet surprizë, ndërsa theksoi se çdo lojtar do të kontrollohet të paktën njëherë për të garantuar një Kampionat Botëror të pastër nga substancat e ndaluara.

Lajme të ngjashme

Back to top button