“Kujdes për shkronjat dhe gjuhën shqipe”

Grupi Letrar i Sh.M.Q.Sh “Arseni Jovkov” organizoi tribunë me temë “Kujdesi për shkronjat dhe gjuhën shqipe”, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ruajtjen e gjuhës shqipe, si “elementi themelor identitar, që i bashkon shqiptarët pa dallim feje e krahine”, njofton Portalb.mk.

Pjesëmarrës në këtë tribunë ishin albanologët: Ajtene Qamili, profesoreshë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe Arlind Farizi, shkrimtar, eseist dhe profesor pranë “Universitetit Shtetëror të Tetovës”.

Në fjalimin e tyre, panelistët theksuan zhvlerësimin që i bëhet gjuhës shqipe nëpër tablo publike, libra, tekste shkollore, revista etj. Sipas tyre, kudo haset moskujdesi ndaj gjuhës. Andaj theksuan rëndësinë që duhet kushtuar doemos  gjuhës shqipe.

Profesoresha Qamili ndër tjerash tregoi raportin e teknologjisë me gjuhën si mospërdori i shkronjës “ë” dhe ”ç” , zëvendësimi i tyre me shkronjat “e” dhe “c”  dhe një sërë gabimesh tjera drejtëshkrimore.

Majlinda Çilafi nga Grupi Letrar për Portalb njoftoi se edhe më tej do të vazhdojnë me projekte të tilla, me qëllim që të kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes së shoqërisë./Portalb.mk

foto1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button