Deponitë e Maqedonisë nuk i plotësojnë standardet evropiane

Nga 54 deponitë në Maqedoni, vetëm një, Drislla e Shkupit punon sipas standardeve evropiane edhe atë pjesërisht. Të tjerat funksionojnë si deponi të egra, sepse nuk i plotësojnë as kriteret minimale të standardeve evropiane , të përshkruara në direktivat e BE-së për deponitë, alarmojnë organizatat joqeveritare. 99% e mbeturinave të pa-selektuara përfundon në deponi, që don të thotë se vetëm 1% selektohet dhe eksportohet, njofton ALFA TV, transmeton Portalb.mk.

Asociacioni për ambient të pastër “Eja Maqedoni” prezantoi konceptin e ekonomisë së qëndrueshme dhe qarkulluese, që emërtohet “Koncepti i zero mbeturinave”, të cilën duhet ta implementojnë të gjitha qytetet, duke e harmonizuar sistemin e menaxhimit me mbeturinat.

Ky koncept i qyteteve evropiane deri tani suksesshëm aplikohet në 308 komuna, që janë pjesë e rrjetit “Zero mbeturina Evropë”. Në Maqedoni ekzistojnë ligje për menaxhim me mbeturina, që parashikojnë zgjidhje, por komunat nuk i implementojnë.

Nga Asociacioni “Eja Maqedoni”, apelojnë të ngritët vetëdija tek qytetarët, kurse kompetentët të udhëheqin sanksione më të rrepta për të gjithë që e helmojnë ambientin jetësor, duke hedhur mbeturina ku të munden.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button