Nikollovski: Ministria të bëhet partner i blerësve

Zëvendës ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, Lupço Nikollovski sot ishte në vizitë të rajonit të Strumicës, ku realizoi takim me blerësit e prodhimeve bujqësore. Me ç’rast dëgjoi problemet e tyre dhe u premtoi se do t’i konsultojnë gjatë marrjes së vendimeve për çështjet e interesit të tyre, njofton TV NOVA, transmeton Portalb.mk.

“Blerësit do të jenë partneri ynë gjatë punës dhe gjatë krijimit të politikave në periudhën që vijon. Patjetër institucionet gjatë sjelljes së akteve ligjore dhe nën-ligjore t’i konsultojnë edhe blerësit dhe palët tjera të prekura gjatë sjelljes së të gjitha rregullave me të cilat rregullohet pikërisht puna e tyre. Ky është detyrim që duhet ta ndërmarrim” theksoi Nikollovski.

Ai shtoi se të gjitha institucionet, promotorët, Ministria, agjencitë dhe Qeveria duhet patjetër të jep mbështetje të fuqishme, në mënyrë që të sigurohet prodhimtari më e madhe bujqësore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button