Air France lejon smartphone gjatë fluturimit

Kompania Air France i ka lënë dorë të lirë përdorimit të smartphone dhe tablet gjatë të gjitha fazave të fluturimit, duke përfshirë këtu edhe ngritjen apo uljen e avionit.

Kompania ajrore francezo-holandeze ka aplikuar në këtë mënyrë një udhëzim të Agjencisë Evropiane të Sigurisë Ajrore që autorizon përdorimin e aparateve dixhitale, por me kushtin që të vihen në “mënyrën e përdorimit për avionë”.

Duhet theksuar që në këtë direktivë nuk është i përfshirë përdorimi i Bluetooth apo Wifi. Pasagjerët në avion nuk mund të lidhen me internetin dhe në asnjë mënyrë nuk mund të kryejnë telefonata gjatë udhëtimit me avion.

Lajme të ngjashme

Back to top button