Mitrovica në këtë vit do të shpenzoj për rrugë rreth 2.7 milion e euro

Koha e përshtatshme për punë, ka bërë që në komunën e Mitrovicës të intensifikohet asfaltimi, kubëzimi dhe i rrugëve, si në pjesët urbane, ashtu edhe në ato rurale.

Punimet në disa nga këto rrugë dhe në pjesë të ndryshme të komunës, i ka inspektuar drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Besnik Beka, për të parë nga afër se si dhe me çfarë cilësie po kryhen ato.

Në lagjen e ashtuquajtur kolonia, përkatësisht në rrugën “Rifat Dedia”, gjatë ditës përfundon asfaltimi i rrugës kryesore dhe rrugicave, në një gjatësi prej mbi 400 metrash. Gjerësia e rrugëve është 4.5 metra, ndërsa
trashësia e asfaltit 11 centimetra.

Vlera e projektit që është financim i përbashkët i komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, është mbi 72.000 euro, ndërsa punimet është duke i kryer Kompania “Iliri Com”.

Drejtori Beka inspektoi edhe asfaltimin e rrugës “Nysret Musa”, në Tunelin e Parë, që përveç mjeteve që i ka sigurua komuna nga buxheti i vet, kanë participua edhe banorët e atyshëm. Punimet është duke i kryer Kompania
“Haxha Com”.

Po ashtu, gjatë ditës ka përfundua edhe asfaltimi i rrugës “Bislim Bajgora”, në gjatësi prem mbi 200 metra, gjerësi prej pesë metrash dhe trashësi të asfaltit prej tetë centimetrash, që shtrihet dnërmjet qendrës tregtare të ETC-së dhe kolegjit ndërkombëtar IBCM.

Drejtori Beka u shpreh të jetë i kënaqur me cilësinë e punëve dhe të asfaltit në të tria këto rrugë. Ndërkaq, banorët që jetojnë përgjatë rrugëve thanë se janë të kënaqur me punimet që po bëhen dhe falënderuan komunën e në veçanti drejtorin Beka, për mbajtjen e premtimeve të dhëna më parë.

“Banori Habib Latifi, banor i lagjes kolonia, ku ai dhe fëmijët e tij kanë të ndërtuara pesë shtëpi, tha se është shumë i kënaqur për realizimin e këtij projekti, andaj edhe falënderoi komunën dhe drejtorin Beka.

“Rrugët nëpër lagje kanë qenë parregulluara dhe paraqitnin vështirësi për qarkullim me automjete në sezonin e dimrit. Pastaj, rrjedhja e kanalizimeve, përveç që e dëmtonte rrugën, e vështirësonte jetën për shkak të erërave të këqija, problem ky që tani u tejkalua. Gjatë gjithë pasluftës, partitë tjera në premtonin, sidomos gjatë fushatës zgjedhore se rrugët do të rregullohen, por deri tash askush nuk e mbajti fjalën, përveç drejtuesve të tashëm të komunës, kryetarit Agim Bahtiri dhe drejtorit Besnik Beka”, të cilët siç po e shihni i shtruan me asfalt të gjitha rrugët e lagjes”, tha ai.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë,Besnik Beka, tha se prioritet kryesor i kryetarit Bahtiri dhe i tij, është përmirësimi i jetës së qytetarëve, përmes realizimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore.

“Vetëm gjatë këtij viti, kemi asfaltuar, kubëzuar dhe meremetuar me zhavorr afër 100 rrugë. Nga buxheti i komunës kemi shpenzuar për këtë qëllim mbi 1.5 milion euro, ndërsa Ministria e Infrastrukturës na kë mbështetur me mbi 500.000 euro. Deri në fund të këtij viti do të realizojmë projekte të tjera të infrastrukturës rrugore në vlerë prej rreth 700.000. Koha e mirë që po mbretëron, na mundëson që këto synime t’i realizojmë pa problem”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button