Konfiskohet drogë në Gjilan, arrestohen dy persona

Policia e Kosvës ka arrestuar dje dy persona në Gjilan nën dyshimin për posedim të narkotikëve. Lajmin e bën të ditur policia.

Sipas policisë, njëri është arrestuar paradite në shtëpinë e tij në rrugën Isa Kastrati në Gjjilan. Aty janë konfiskuar 14 paketime me substancë të dyshuar të llojit Marihunë, njofton PK. “Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se në një shtëpi të pabanuar në Novo Berd ka fshehur edhe 14 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë të cilat po ashtu jenë konfiskuar me ç ‘rast sasi e përgjithshme e narkotikëve është rreth 316.1 gram.”, thuhet në raportin e policisë. Po ashtu njoftojnë se personi në fjalë me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, PK ka bërë të ditur, se edhe në fshatin Velenicë të Gjjilanit dje pasdite është arrestuar edhe një person tjetër për të nëjtin dyshim. “Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 553.2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë.” I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button