Sarajeva organizon garën e parë ballkanike të hifzit

Kryeqyteti i Bosnje e Hercegovinës këto ditë është nikoqir i garës së parë ballkanike të hifzit të Kuranit në të cilën marrin pjesë 26 recitues nga rajoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatorë të garës janë Drejtoria për Çështje Fetare, Fondacioni për Hifz të Kuranit Famëlartë dhe Fondacioni Hamed b. Halid Es-Sani nga Katari, ndërsa realizohet nën kujdesin e kreut të Bashkësisë Islame të BeH-së, Husein ef. Kavazoviç.

Sekretari i Fondacionit për Hifz të Kuranit Famëlartë, Adnan Xhakmiç deklaroi për AA se në garën e parë ballkanike marrin pjesë 26 recitues nga Shqipëria, BeH, Bulgaria, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia.

“Gara në hifz në fakt paraqet garë në të mësuar Kuranin përmendësh. Gara do të zhvillohet në tre kategori: me nga pesë kaptina, 15 kaptina dhe i tërë Kurani, respektivisht 100, 300 dhe 600 faqe”, tha Xhakmiç.

Sipas tij kufiri i moshës është 35 vjeç, ndërsa për poshtë nuk ka kufi, ndërkohë që për më të mirët janë paraparë shpërblime, përfshirë ato në të holla.

– Abdurahman Tabakoviç, hafëzi më i ri në BeH
Në mesin e garuesve të cilët ishin duke pritur për “performancën” ishte edhe 11 vjeçari Abdurahman Tabakoviç, përfaqësues i BeH-së i cili njëherësh mban titullin e hafizit më të ri në atë vend.

“Meqë kjo është një garë ballkanike më paraqet kënaqësi që do të mund të njoftohem me garuesit nga vendet tjera”, tha Abdurahman.

Gara vazhdon deri të dielën kur shpallen fituesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button