U mbajt manifestimi ‘Dita e Plisit’ (FOTO)

Edhe këtë vit Lëvizja Qytetarë “ZGJOHU!” në bashkëpunim me kompaninë e telefonisë celulare Albafone, për nder të gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, organizoi manifestimin tradicional “Dita e Plisit”.

Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Ylber Hysa.
 

“Unë dua që edhe juve t’ju uroj këtë festë të rëndësishme. Shteti Kosovës është moshatarë me disa nga ju, i ka vetëm 6 pranvera, është i ri. Për të ardhur deri tek kjo ditë është dashur shumë punë e shumë gjeneratave, shumë djersë, shumë sakrifica e sfida. Pavarësia e Kosovës është ë re sa ju, por ky plis është me mijëra vjet i vjetër dhe mbajeni me krenari”, tha Ylber Hysa, Ambasador i Republikës së Kosovës.

Këtë vit, ky manifestim iu dedikua fëmijëve.
“Me qëllim që që nga mosha më e re ti edukojmë ata në frymën e trashëgimisë tonë kulturore dhe folklorike.” thonë nga Zgjohu.
Në këtë ngjarje u ndanë mbi 200 plisa për nxënësit e shkollave fillore.

Gjithashtu, nesër, më 17 shkurt në mbrëmje ZGJOHU! e mbështetur nga Albafone do të organizojë edhe PLIS PARTY me performancë live të grupit Da Lee në Zona Café në Shkup.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button