fbpx

Ja çfarë u tha Obama vajzave të tij ditën që fitoi Trump

Ashtu si miliona amerikanë, edhe Presidenti Barak Obama e kishte të vështirë ta shpjegonte rezultatin e zgjedhjeve të javës së kaluar.

Obama bëri fushatë të zemëruar për Hillari Klinton gjatë garës presidenciale, duke e portretizuar vazhdimisht kandidatin Donald Trump si fanatik dhe ksenofob. Pjesa më e madhe e trashëgimisë së tij varej nga fitorja e Klinton.

Por kur Trump fitoi zgjedhjet në një përmbysje tronditëse, Obama kishte disa fjalë ngushëlluese për vajzat e tij.

“Ajo çfarë u them atyre është se njerëzit janë të komplikuar”, tha Obama për The New Yorker.

“Shoqëritë dhe kulturat janë me të vërtetë të komplikuara… Kjo nuk është matematikë; kjo është biologji dhe kimi. Këto janë organizma të gjallë, dhe është e pistë. Dhe puna juaj si qytetare dhe qenie të mira njerëzore është që vazhdimisht të afirmoheni dhe të mos hiqni dorë nga lufta për t’i trajtuar njerëzit me mirësi, respekt dhe mirëkuptim”.

“Dhe duhet ta dini se çdo moment do të jetë i vështirë për shkak të fanatizmit me të cilin keni për t’u përballur, ose që mund të jetë brenda jush dhe që duhet ta mposhtni. Dhe nuk përfundon me kaq…”.

Trump dhe Obama duket se kanë arritur një “ton pajtues” që prej zgjedhjes së Trump, të paktën publikisht. Të dy u takuan privatisht javën e kaluar, dhe Obama tha se ai do të vazhdojë ta këshillojë Trumpin gjatë tranzicionit të pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button