Obama kërkon nga Trampi ta kundërshtojë Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama kërkoi nga trashëgimtari i rij, Donald Tramp ta kundërshtojë Rusinë, nëse ajo nuk i respekton vlerat amerikane dhe normat ndërkombëtare.

Në deklaratën e dhënë në Berlin, ku qëndron në kuadër të udhëtimit të tij të fundit jashtë vendit në cilësinë e presidentit amerikan, Obama tha se beson se Tramp nuk do të mbështetet thjeshtë në “politikën e realitetit”, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë.

Obama është i bindur se presidenti i sapozgjedhur do të udhëheq politikë konstruktive ndaj Rusisë, por se duhet të kundërshtojë kur vlerat amerikane dhe normat ndërkombëtare do të përplasen me sjelljen ruse.

Kjo sipas presidentit aktual të SHBA-së, do të thotë përmbajtje nga “politika e realitetit”, nga mosrespektimi i marrëveshjeve të cilat mund të lëndojnë njerëz dhe të shkel norma ndërkombëtare, nga lënia e vendeve të ndjeshme apo nga krijimi i problemeve dhe krizave në afat të gjatë, në rajone siç është Siria.

Në Berlin Obama paralajmëroi edhe për paraqitjen e “garës në armatimin kibernetik”, duke sqaruar se SHBA-ja disponon me dëshmi për atë se Rusia është e përfshirë në sulmet kibernetike në territorin amerikan.

Qëndrimin në Gjermani, Obama sot do ta shfrytëzojë edhe për takime lamtumirëse me presidentin francez, Fransoa Olland, si dhe me kryeministrat e Britanisë së Madhe, Tereza Mej, të Italisë Mario Renci dhe të Spanjës, Mariano Rahoj.

Nga Gjermania, presidenti amerikan niset drejt Perusë, që është stacioni i fundit i misionti të tij politik jashtë vendit para braktisjes së Shtëpisë së Bardhë më 20 janar 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button