KB: Pothuajse 200 shtete në luftë me ndryshimet klimatike

Pothuajse 200 shtete kanë bërë thirrje për “përkushtim  më të lartë politik” në luftën kundër ndryshimeve klimatike në tubim të organizuar nga KB-ja në Marakesh.

“Bëjmë thirrje për përkushtim më të lartë politik në luftën kundër ndryshimeve klimatike, e cila është çështje me prioritet urgjent”, njoftojnë në Shpalljen për aksion nga Marakeshi përfaqësuesit e 196 shteteve dhe BE-ja në konferencën vjetore të KB-së për klimën.

Thirrja është dërguar në ditën e parafundit të konferencës, detyra e së cilës është përgatitja e projektit që do të mundësojë zbatim të Marrëveshjes parisiene të miratuar vitin e kaluar në dhjetor, i cili deri tani është ratifikuar nga 111 shtete.

Me marrëveshjen parisiene janë vendosur kufijtë për ngrohje globale për dy gradë Celsius mbi nivelin e kohës para Revolucionit industrial, me zvogëlimin e gazrave të dëmshëm të cilat shkaktojnë “efekt të kopshtit të qelqtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button