Shpërthim i fuqishëm në Tetovë, katër të lënduar (FOTO)

Në një lagje të romëve përballë firmës “Ecolog” ne pjesën e lumit Shkumbin, rreth orës 16.30 minuta është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, ku si pasojë janë lënduar katër persona. Me ambulancë janë dërguar në klinikën në Shkup, dy vajza N.K dhe Sh.K 13 dhe 14 vjeçare dhe ende nuk dihet si është gjendja e tyre. Dy fëmijët tjerë më lehtë të lënduar u dërguan në spitalin e Tetovës dhe më pas u liruan në shtëpi.


Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, për Portalb, thotë se policia ishte në vend ngjarje, ndërsa sa të identifikohet mjeti i shpërthimit do të jep më shumë të dhëna.


Korrespodenti i Portalb, ne vend të ngjarjes, thotë se menjëherë pas shpërthimit, janë dëgjuar edhe ulërimat banorëve rom. 


Sipas policisë, jozyrtarisht bëhet fjalë për një shpërthim të bombës së vjetër kineze.

Lajme të ngjashme

Back to top button