Sulmet në Halep, gjatë 72 orëve të fundit 106 të vdekur

Gjatë sulmeve ajrore të kryera gjatë 72 orëve të fundit në rajonin e Halepit të Sirisë kanë humbur jetën 106 civilë, ndërsa janë plagosur 190 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmet në rajonet që janë nën kontroll të opozitës i kryejnë avionët ushtarakë të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad.

Nëpunësi i Mbrojtjes civile në Halep, Necip Ensari tha se pjesa lindore e Halepit është nën sulme ajrore në të cilat përdoren bomba të ndryshme me fuqi shkatërruese. Nga mëngjesi në këto zona kanë humbur jetën 12 civilë, ndërsa 40 të tjerë janë plagosur.

Në këtë mënyrë numri i të vdekurve gjatë 72 orëve të fundit është rritur në 106, ndërsa i të plagosurve 190.

Rreth 300.000 civilë në lindje të Halepit nga 4 shtatori gjenden nën rrethim të forcave të regjimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button