Çfarë bën Selena Gomez për të pasur bark të sheshtë dhe muskuj të tonifikuar?

Je gati për të praktikuar disa ushtrime të thjeshta për bark të sheshtë dhe muskuj të tonifikuar? Janë disa ushtrime të cilat i ka praktikuar edhe këngëtarja Selena Gomez. Amy Rosoff Davis është trajnerja personale e Selena-s dhe sekreti i trupit të saj perfekt janë edhe këto lëvizje të cilat janë ideale për muskujt dhe abdominalet. Ushtrimet janë një përzierje me pilates, dance dhe yoga për të krijuar muskuj të gjatë dhe të fortë. Nëse je e re në këto lloj ushtrimesh, mund të bësh vetëm 30 minuta si fillim dhe dalëngadalë të praktikosh edhe më shumë minuta.

Në videon e mëposhtme, Amy provon disa lloj ushtrimesh të dobishme që mund t’i përdorësh duke mbajtur pranë karrigen për ekuilibër (si fillim). Ok, Amy ka një background pas, kështu që mos u ndiej keq, megjithatë nuk do të jetë aspak e vështirë për të bërë disa lëvizje bazë që më vonë do të të ndihmojnë  të fitosh më shumë siguri.

Je gati? Vish balerinat si Kristen Bell, Taylor Schilling, por edhe Emma Roberts.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button